Gueterres: Kufizimet e ngrohjes globale janë mbështetje për jetën në tokë

11 Nëntor 2021 | 21:26

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres tha se qëllimi i kufizimit të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius është “mbështetja e jetës në tokë”, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Ai tha se samiti për klimën COP-26 që po mbahet në Skoci ndoshta nuk do të rezultojë me premtimet e qeverive që të bëjnë uljen e mjaftueshme të emetimeve të gazrave serrë, por shefi i OKB-së tha se deri në momentin e fundit “ekziston shpresa”.

Para përfundimit të samitit më 12 nëntor, është rritur presioni ndaj qeverive për të arritur një marrëveshje kuptimplote për klimën.

Shkencëtarët thonë se kufizimi i rritjes së temperaturës globale në 1.5 Celcius do të ndihmojë njerëzimin të shmangë ndikimet më të këqija klimatike.

Në Paris në vitin 2015, liderët botërorë u zotuan të parandalojnë ngrohjen globale në botë në 1.5 gradë Celsius përmes reduktimeve të emetimeve të gazrave serrë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shtoi se premtimet për të reduktuar emetimet janë të pakuptimta derisa vendet vazhdojnë të investojnë në lëndët djegëse fosile.

Drafti i parë i një marrëveshjeje të samitit të klimës COP26 është publikuar ditën e djeshme.

Ai u kërkon vendeve të forcojnë planet e tyre klimatike deri në fund të vitit të ardhshëm dhe për herë të parë bën thirrje për heqjen graduale të subvencioneve të qymyrit dhe karburanteve fosile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026