Mungesa e bredhave rrezikon traditën e pemës së Krishtlindjes në Kaliforni
Tradita e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të ri është në rrezik për banorët e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Banorët e kanë të vështirë këtë vit të blejnë një bredh për shkak të mungesës së krijuar si pasojë e zjarreve, nxehtësisë dhe thatësirës të cilat kanë dëmtuar plantacionet në Perëndim të Shteteve të Bashkuara.
“Nuk mund të bëjmë asgjë. Me duhet të ul kostot. Gjithmonë kam qenë i drejtë me çmimet. Unë jap një bredh të bukur për një çmim të drejtë, prandaj nuk shqetësohem”, tha Sidney Boolootian, shitës bredhash në Kaliforni.
Jo vetëm Kalifornia ka mungesë pemësh Krishtlindje. Për të pasur një pemë mbi 1 metër të gjatë, mund të duhen deri në 10 vite nga mbjellja deri tek tregtimi i tyre. Reagimi i shpejtë në rast krizash mund të jetë një sfidë më vete për kultivuesit.
“Pësuam një rënie prej 40% të të korrave. Kemi mungesë në të gjithë sektorin. Këtë vit shumë familje do të duhet të përdorin pemë artificiale, ose të mos kenë pemë krishtlindjesh”, tha Sidney Boolootian.
Por edhe tranzicioni drejt pemëve artificiale ka vështirësitë e veta. Këtu ndikon drejtpërdrejt ekonomia globale me pengesat aktuale të furnizimit dhe porositë e prapambetura.
Kompania Kombëtare e Pemëve në Kinë, thekson se në fabrikën e saj ka një stok prej rreth 150 kontejnerësh me pemë Krishtlindjesh me vlerë rreth 3 milionë dollarë, në pritje për t’u dërguar.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet