Rrëfehet Lukashenko, presidenti bjellorus pranon ndihmën për emigrantët në kufi

19 Nëntor 2021 | 17:56

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko nuk e ka përjashtuar mundësinë që trupat e tij të kenë ndihmuar emigrantët të kalojnë kufirin për në Poloni.

Megjithatë, në një intervistë për BBC, ai ka mohuar që t’i ketë thirrur posaçërisht emigrantët në vendin e tij.

“Ndihma për të kaluar kufirin është e mundur. Ne kemi zemër. Trupat tona e dinë që emigrantët duan të shkojnë në Gjermani. Ndoshta dikush i ka ndihmuar”, – ka deklaruar Lukashenko.

Lideri autoritar ka nënvizuar se ia ka bërë të qartë BE-së se as do t’i arrestojë dhe as do t’i ndalojë emigrantët, pasi ata duan të shkojnë drejt Unionit dhe jo të qëndrojnë në vendin e tij.

Lukashenko është në pushtet që prej vitit 1994, por rizgjedhja e tij në krye të shtetit në gusht të 2020-s u kritikua nga Perëndimi dhe nuk u njoh nga Bashkimi Evropian.

Ai është akuzuar nga Unioni se ka orkestruar krizën migratore në kufi me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë në muajt e fundit, si hakmarrje për sanksionet e vendosura për dorën e hekurt të përdorur ndaj protestuesve që kontestonin pikërisht rizgjedhjen e tij.

Si pasojë e ofensivës shtetërore, disa mijëra protestues dhe aktivistë u arrestuan dhe liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya u detyrua të largohej nga vendi pasi shpalli fitoren.

Ekipi i saj kritikoi BBC për intervistën, duke deklaruar se “i shtroi tapetin e kuq diktatorit”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026