Franca parandalon një sulm terrorist
Dy burra të moshës 23-vjeçare janë akuzuar për terrorizëm sot në Francë. Pas arrestimit të tyre u zbulua se kishin planifikuar të kryenin sulme me thika në hapësira publike gjatë kohës së festave të fundvitit.
Shërbimi inteligjent në Francë, i kishte arrestuar të dy personat në fund të muajit nëntor në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informata për planifikim të sulmeve të mundshme, tha një burim i afërt me rastin, raporton agjencia e lajmeve franceze AFP.
Plani i dy të arrestuarve ishte të sulmonin njerëz në qendra tregtare por edhe rrugë.
Burimi i informuar për rastin tha se dy burrat madje diskutuan se ku do të duhej të “vdisnin si martirë”, duke shtuar se plani ishte i inspiruar nga xhihadistët. Dyshja, sipas burimit, u njoh në rrjetet sociale e më pas u takua edhe fizikisht.
Në Francë ndodhën shumë sulme terroriste që nga viti 2015, ku qindra njerëz vdiqën e vendi u detyrua të rrisë nivelin e sigurisë në më të lartin.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta