Zelanda e Re zhduk COVID-19, kryeministrja Ardern: Hapim ekonominë

27 Prill 2020 | 16:45

Zelanda e Re ka deklaruar të hënën se ka eliminuar coronavirusin, ndërsa vendi njoftoi lehtësimin e masave kufizuese nga niveli katër në nivelin tre. Numri i të infektuarve gjithashtu jep shenja shprese. Gjatë konferencës për shtyp të kësaj të hëne, për përditësimin e shifrave të rastet e reja me COVID-19, Zelanda e Re raportoi 1 rast të ri, katër të mundshme dhe një vdekje nga sëmundja infektive.

Edhe pse kryeministrja, Jacinda Ardren deklaroi se virusi është ‘eliminuar’ për momentin, zyrtarët kanë bërë thirrje për kujdes, duke thënë se numri i plotë i rasteve të reja nuk është zhdukur plotësisht. Nga e marta, qeveria e Zelandës së Re ka vendosur të rihap disa aktivitete jo-thelbësore të biznesit, kujdesit shëndetësor dhe arsimor. Shtetasve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin bashkëveprimet sociale.

“Ne po hapim ekonominë, por nuk po hapim jetën shoqërore”, tha Ardern në konferencën e përditshme të qeverisë. Deri më tani, Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1.469 raste me COVID-19, 19 kanë humbur jetën ndërsa 1.180 janë rikuperuar prej sëmundjes infektive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026