Betohet qeveria holandeze, Rutte nis mandatin e katërt
Qeveria e kryeministrit Mark Rutte u betua të hënën për mandatin e katërt rresht të saj, përpara mbretit të Holandës, thuajse 10 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit të përgjithshme.
Mbreti priti shumicën e anëtarëve të qeverisë së re në pallatin mbretëror në Hagë, ku ata pozuan për foton tradicionale tek shkallët e tij.
Ministrja e re e Financave, Sigrid Kaag mungoi në ceremoninë e përurimit pasi rezultoi pozitive në testin për coronavirus.
Edhe pse koalicioni qeverisës përbëhet nga të njëjtat 4 parti që kanë qenë në pushtet që prej 2017-s, u desh një kohë rekord prej 300 ditësh që ato të bashkoheshin sërish, pas zgjedhjeve të 17 marsit, të cilat bënë që subjektet politike të ngurronin për të bërë kompromis.
“Është tipike holandeze. Partitë nuk marrin një vendim të prerë, duan të negociojnë me të gjithë, çdo opinion duhet të pranohet nga qeveria. Ndaj ky është një cirk që nuk ofron një zgjidhje reale për problemet. Ky vend ka shumë probleme, sikurse çdo vend tjetër i Evropës”, thotw Kees Boonman, analist politik, Holandë.
Betimi i ekzekutivit vjen në një kohë kur në Holandë janë rritur infektimet me Omicron, pavarësisht bllokadës së gjerë që mban mbyllur vendet publike që prej dhjetorit.
E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve