E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Pesë trupa foshnjash të pajeta janë gjetur në banesën e një çifti në Orange, në jug të Francës, sipas burimeve lokale. Policia zbuloi mbetjet e foshnjave në shtëpinë e çiftit, ndërsa gruaja kishte sjellë në jetë vetëm një ditë më parë një foshnjë të shëndetshme. Trupat u gjetën të fshehur brenda kutive prej kartoni.
Sipas ‘Le Parisien’, gruaja, e lindur në vitin 1994, solli në jetë një tjetër fëmijë të hënën në mbrëmje, pasi për herë të tretë kishte mohuar se ishte shtatzënë. Personeli i spitalit në Orange vuri re elemente të dyshimta dhe njoftoi policinë.
Efektivët shkuan në banesën e gruas së bashku me babanë e foshnjës dhe aty zbuluan kufomat. Prokuroria e Carpentras ka refuzuar për momentin të japë informacione të tjera mbi çështjen.
Brenda banesës, policia gjeti edhe mbetje të tjera foshnjash, të ruajtura në qese plastike të vendosura brenda kutive prej kartoni. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 8 dhe 12 vjeç.
Në mars të këtij viti, një tjetër grua nga fshati i afërt Bédoin u dënua me 25 vjet burg, pasi trupat e dy foshnjave u gjetën në ngrirësen e shtëpisë së saj.
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës