Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

28 Korrik 2026 | 10:11

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat e Kuvendit, ku pretendohet se ai mori dokumentin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar vetëm pjesën për përjashtimin e deputetit nga parlamenti.

Sa i takon referimit në SPAK, kjo nuk është në kompetencat e këtij organi ndërsa referimin mund ta bëjë vetë Partia Socialiste.

Votimi në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetit Agron Shehaj ka përfunduar në barazim, me 3 vota pro dhe 3 kundër. Tre deputetët e Partisë Demokratike kanë votuar kundër përjashtimit të Shehajt, ndërsa tre deputetët e Partisë Socialiste kanë votuar pro masës disiplinore.

Në rast barazimi, vota e sekretarit të Sekretariatit të Etikës, që në këtë rast është Ulsi Manja, konsiderohet dyfishe. Për rrjedhojë, rezultati përfundimtar ka qenë 4 vota pro përjashtimit dhe 3 kundër.

Vendimi për përjashtimin e deputetit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, do të nisë zbatimin në sesionin e ri parlamentar. Periudha e pushimeve parlamentare gjatë muajve korrik dhe gusht nuk do të llogaritet në afatin e përjashtimit.

Ulsi Manja deklaroi se, sa i takon referimit në SPAK, një procedurë e tillë mund të ndërmerret nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste ndërsa u shpreh se shpreson që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Ai i uroi shërim të shpejtë punonjëses së Kuvendit, e cila u rrëzua nga shkallët teksa po ndiqte nga pas deputetin Shehaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026

Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet globale të naftës ranë ndjeshëm të hënën pas një pauze në luftimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke shënuar rënien e tyre më...
08:16 | 28/07/2026