Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)

28 Korrik 2026 | 10:21

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se, në përplasje janë përfshirë tre automjete, një makinë, një furgon dhe një kamion, të cilat kanë pësuar dëme materiale. Nga informacionet e marra nga vendi i ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë segment vijon të jetë i bllokuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku në cilësinë e...
10:59 | 28/07/2026

Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Policia e Shtetit ka informuar qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe linkeve mashtruese, të cilat...
10:48 | 28/07/2026

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026