Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri më tani janë realizuar mbi 30% e punimeve fizike.
Karakaçi e vlerësoi këtë projekt si një nyje strategjike infrastrukturore, pasi mundëson lidhjen mes autostradës Milot–Thumanë–Kashar me vijimin e autostradës Kashar–Lekaj, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, si dhe lidhjen e autostradës Durrës–Tiranë me autostradën Tiranë–Elbasan, pjesë e Korridorit VIII, duke shmangur kalimin përmes qytetit të Tiranës.
“Në fakt është një ndër kantieret më strategjikë që ne kemi, sepse bën ndërlidhjen ndërmjet Korridorit Adriatiko-Jonian, Thumanë–Kashar dhe më pas vazhdimin e Kashar–Lekaj, autostradës vijuese, si dhe ndërlidhjen ndërmjet Tiranë–Durrës dhe autostradës së Elbasanit, duke bërë edhe shmangien e hyrjes në qytetin e Tiranës”, tha Karakaçi.
Ministri theksoi më tej se projekti do t’u japë zgjidhje edhe shqetësimeve të komunitetit të zonës, pasi janë parashikuar ndërtimi i rrugëve lokale që do të mundësojnë aksesin e banorëve dhe bizneseve në të dyja anët e këtij segmenti rrugor.
Ndërsa drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, u shpreh se punimet kanë pasur një ecuri pozitive, me synimin për përfundimin e tyre edhe para afatit të parashikuar në kontratë.
“Ecuria është mjaft pozitive. Këtu në këtë kontratë janë përfshirë disa vepra të ndryshme arti, kemi tombino, kanale kulluese, mure mbajtëse, të cilat janë prej betoni, por edhe me fasadë gabioni, ndërkohë që ka dhe një urë me gjatësi 53 metra linearë, me tre hapësira dritë”, bëri të ditur Kozeli.
Në të dyja fazat e kantierit po punohet paralelisht për ndërtimin e trupit të rrugës dhe veprave të artit. Bypass-i i Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor, për të cilin puna ka nisur në terren në dy fazat e para.
Kjo vepër ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe projekti parashikon ndërtimin e një rruge të kategorisë A, rrugë ndërurbane kryesore.
I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange