Protesta e artistëve holandezë kundër masave anti-COVID kthen muzeun në parukeri

20 Janar 2022 | 09:38

Artistët dhe punonjësit e muzeve protestuan në një mënyrë shumë të veçantë për të kundërshtuar masat strikte ndaj COVID-19, që nuk i lejojnë të ushtrojnë lirshëm aktivitetin e tyre.

Në ditë normale këtu do të kishte vepra artistike, piktura, statuja apo edhe koncerte por sot ka klientë të cilët presin flokët, rregullojnë thonjtë, bëjnë palestër apo joga. Sallat e koncerteve u shndërruan në qendra estetike të përkohshme. Por me një ndryshim; ke fatin të dëgjosh muzikë të luajtur nga një orkestër profesioniste.

Nuk jemi në një qendër estetike por jemi në ambientet e muzeut Van Gogh që ndodhet në Amsterdam.

“Ne po e organizojmë këtë për të theksuar sepse mendojmë se sektori i kulturës duhet të jetë i hapur. Muzetë në veçanti janë një vend shumë i sigurt për t’u vizituar. Ka shumë hapësirë, ajër të pastër. Thjesht nuk e kuptojmë pse jemi të mbyllur dhe një sallon bukurie është i hapur”, shprehet Emilie Gordenker drejtoreshë e muzeut ‘Van Gogh’.

50 vizitorë mirëpritën seancën e prerjes së flokëve. Ata mbanin maska dhe distancën, ndërsa në hyrje kontrolluan për certifikatat e COVID që tregonin nëse janë vaksinuar ose shëruar.

Muzetë e famshëm në të gjithë Holandën, nga Van Gogh në Amsterdam e deri te Frans Hals në Haarlem, hapën dyert e tyre duke rrezikuar të gjobiten.

Në një postim në Twitter, ministri i Kulturës shprehu mirëkuptim për protestën, por kërkoi kujdes.

Holanda lehtësoi disa masa fundjavën e kaluar, duke lejuar që palestrat, sallonet e bukurisë dhe dyqanet të rihapen. Por vendet kulturore u urdhëruan të qëndrojnë të mbyllura për publikun të paktën deri më 25 janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026