Tensionet Rusi-Ukrainë, Blinken takohet sot në Gjenevë me Lavrov

21 Janar 2022 | 08:08

SHBA dhe Rusia do të vazhdojnë bisedimet për zhbllokimin e situatës. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov takohen sot në Gjenevë,  por pak shpresa ka se mund të arrijnë një marrëveshje.

Presidenti Joe Biden paralajmëroi Rusinë nëse do të pushtonte Ukrainën.

“Unë kam qenë absolutisht i qartë me Presidentin Putin. Nuk ka asnjë keqkuptim, nëse ka ndonjë njësi ruse të mbledhur përtej kufirit ukrainas, është një pushtim. Por do të përballet me reagimin e ashpër dhe të koordinuar ekonomik. Kemi diskutuar në detaje me aleatët tanë, si dhe e kemi bërë shumë të qartë për Presidentin Putin”, u shpreh Presidenti Biden.

Për shumë ukrainas frika nga lufta është reale.  Disa po i bashkohen trajnimeve ushtarake për të qenë të përgatitur.

Rusia ka vendosur 100.000 trupa në kufi, por mohon planifikimin për pushtim.

Presidenti Vladimir Putin ka insistuar se Ukraina nuk duhet të lejohet kurrë të bashkohet me NATO-n. Ai gjithashtu dëshiron që aleanca mbrojtëse të braktisë aktivitetin ushtarak në Evropën Lindore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026