Stuhi dëbore në Greqi, pezullohen fluturimet

25 Janar 2022 | 08:18

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë Athinën dhe rajone të tjera të Greqisë.

Për shkak të nivelit të lartë të dëborës me dhjetëra shoferë u bllokuan në rrugë, trafiku ajror u pezullua, shkollat, kopshtet, cerdhet janë mbyllur e po ashtu edhe qendrat e vaksnimit. Edhe bizneset private janë urdhëruar të mbyllen, me përjashtim të supermarketeve , dyqaneve ushqimore, farmacive.

Gjatë të hënës në kryeqytet u pezulluan edhe shërbimet e trenave dhe autobusëve. Qytetarët janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet.

Stuhia, e quajtur Elpida, përfshiu shtetin fqinj, e kryesisht  Athinën dhe periferitë e saj, ku pati edhe  ndërprerje të energjisë elektrike.

Reshjet e dendura të borës janë zakonisht të rralla në Athinë, por ky është viti i dytë radhazi që kryeqyteti grek përjeton stuhi dëbore.

Ministri i ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes civile të Greqisë, u kërkoi falje  shoferëve të cilët me orë të tëra mbetën në bllokuar në rrugë.

Edhe  rajonet bregdetare  u përfshinë nga stuhitë, dhe brigjet u pushtuan nga petku i bardhë .

Meteorologët bëjnë me dije se fronti i ftohtë pritet të zgjasë deri të mërkurën. Intensiteti  stuhive do të dobësohet pas mesditës së së martës. Megjithatë, temperaturat parashikohet të mbeten të ulëta të martën dhe të mërkurën, derisa bora të nis të shkrijë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026