Mbi 8 mijë trupa ushtarake amerikane në Europë për tensionet Rusi-Ukrainë
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 8.500 trupa në gatishmëri për t’u shpërndarë në Evropë, në rast se Rusia pushton Ukrainën.
Pentagoni e përshkroi masën si një masë paraprake dhe tha se duke pasur parasysh ngërçin politik do të ishte e papërgjegjshme të mos veprohej.
Njoftimi erdhi pasi Joe Biden zhvilloi një telefonatë 80 minutëshe me liderët evropianë për të koordinuar strategjinë dhe për të diskutuar përgjigjet e mundshme ndaj çdo pushtimi rus.
“Është me të vërtetë e rëndësishme, kishim një takim shumë të mirë, unanimitet me të gjithë liderët europianë, do të flasim edhe më vonë”, u shpreh presidenti Biden.
Aeroplanmbajtësja amerikane Harry S Truman i është bashkuar aktiviteteve patrulluese në Detin Mesdhe. Kjo është hera e parë që nga Lufta e Ftohtë që një grup i plotë transportues amerikan është nën komandën e NATO-s. Ambasadori i Rusisë në Irlandë akuzoi aleancën për nxitje të tensioneve.
“Në vend që të humbiste përpjekjet për të kërkuar një përgjigje ndaj pushtimit inekzistent rus, Evropa do të ishte më mirë me një reagim të përgjegjshëm dhe të pjekur ndaj propozimeve për garancitë e sigurisë në Evropë”, u shpreh ambasadori Yury Filatov.
Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy deklaroi se kishte arritur në përfundimin se situata ishte nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.
Zelensky gjithashtu zhvilloi bisedime me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, duke i bërë thirrje BE-së të mbetet e bashkuar në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka paralajmëruar kundër reagimeve alarmante ndaj krizës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta