Holanda lehtëson masat anti-COVID, në Kroaci kërkohet referendum për certifikatat

25 Janar 2022 | 09:50

Qeveria e Mark Rutte në Holandë pritet që të heqë disa nga kufizimet më strikte të COVID-19 në Evropë. Prej më shumë se një muaji baret, restorantet dhe mjediset kulturore janë mbyllur, ndërsa rregullat strikte të karantinës kanë mbyllur një të katërtën e klasave të shkollave fillore.

Politikanët vendas janë të zhgënjyer nga kjo situatë.

Javën e kaluar kryetarët e bashkive nga 30 komuna i dërguan peticion qeverisë.

“Nuk mund ta shpjegoj që këtu në Breda Ikea është e hapur, por teatri, ku njerëzit mund të shikojnë më të sigurt një shfaqje është i mbyllur. Për momentin shoqëria e sheh pushtetin vendor në formën e punonjësve të policisë dhe shërbimit komunitar, gjoba dhe masa. Por e njëjta shoqëri, e cila është nën kaq shumë presion, pret që ne të mbrojmë interesat e tyre dhe  të tregojmë se jemi së bashku në këto kohë të vështira”, u shpreh Paul Depla, kryebashkiak i Bred.

Por nuk ka asnjë liri në Gjermani, ku një takim midis liderëve federalë dhe kancelarit Olaf Scholz arriti në përfundimin se nivelet e larta të infeksionit nuk lanë hapësirë për të lehtësuar kufizimet aktuale ku nuk lejohen grumbullimet private dhe eventet e mëdha.

“Ekspertët e qeverisë federale po konsiderojnë një mbingarkesë të sistemit shëndetësor. Këshilli i ekspertëve ka dhënë një paralajmërim të qartë: tendenca e infeksionit kërkon ruajtjen dhe respektimin e rreptë të masave aktuale”, u shpreh Hendrik Wuest, Kryeministër i Shtetit të Rhine-Westfalisë së Veriut.

Ndërkohë në Kroaci konservatorët e opozitës kanë dorëzuar 82 kuti në  të cilat thonë se përmbajnë firmat e 410.533 personave që bëjnë thirrje për një referendum nëse duhet të hiqen apo jo certifikatat e COVID-19. Kroacia ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Bashkimin Evropian, me rreth 55% të popullsisë së saj të vaksinuar kundër COVID-19.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026