Shpërthimi vullkanik në Tonga më i fuqishëm se bomba atomike, thotë NASA
Shpërthimi vullkanik pranë ishullit Tonga që shkaktoi edhe një cunami ishte qindra herë më i fuqishëm se bomba atomike që SHBA hodhi në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore, thotë NASA.
Shpërthimi “shkatërroi” një ishull vullkanik në veri të kryeqytetit të Tongas Nuku’alofa, ku tre persona humbën jetën.
Ishulli vullkanik Hunga Tonga-Hunga Ha’apai para shpërthimit përbëhej nga dy ishuj të veçantë të bashkuar nga toka e re e formuar në vitin 2015.
NASA thotë se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ishulli i ri është zhdukur, së bashku me “copëza të mëdha” të dy ishujve më të vjetër.
Cunami preku bregdetin verior të Nuku’alofa, kryeqytetit të vendosur rreth 65 kilometra nga vullkani Hunga Tonga, shpërthimi spektakolar i të cilit u filmua nga satelitët.
Shpërthimi i vullkanit është dëgjuar në të gjithë Paqësorin Jugor deri në SHBA, kurse në Japoni është regjistruar një cunami me 1.2 metra lartësi në ishullin Amami-Oshima.
Tonga, një vend në Polinezi përbëhet nga 169 ishuj nga të cilët 36 janë të banuar. Në total ajo ka një popullsi prej rreth 105 mijë banorë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta