Kryeministri Johnson nën hetim për festat gjatë pandemisë
Policia britanike do të hetojë nëse festat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në mes të pandemisë thyen rregullat e COVID.
Lajmi u konfirmua nga Cressida Dick, komisionere e Policisë Metropolitane, të martën në mëngjes.
Festat që kanë tronditur qeverinë konservatore të kryeministrit Boris Johnson dhe kanë shkaktuar thirrje për dorëheqjen e tij, tashmë po hetohen nga nëpunësja e lartë civile Sue Grey.
“Unë mund të konfirmoj se Policia Metropolitane tani po heton disa ngjarje që ndodhën në Downing Street dhe Whitehall në dy vitet e fundit në lidhje me shkeljet e mundshme të rregulloreve të COVID-19”, i tha ajo komitetit të policisë dhe krimit të Asamblesë së Londrës.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson disa ditë më parë kërkoi falje që mori pjesë në një festë të organizuar gjatë kohës kur vendi ishte në izolim dhe ndaloheshin grumbullimet për shkak të COVID.
Kreu i Downing Street pranoi para ligjvënësve se qëndroi në festë 25 minuta.
Në eventin e organizuar në maj 2020 ishin mbledhur 30 persona, mes tyre anëtarë të kabinetit të cilët thyen rregullat e vendosura nga vetë qeveria.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta