Çfarë është Nord Stream 2 dhe si ndikohet nga kriza Rusi-Ukrainë

25 Janar 2022 | 15:15

Në mes të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës presioni mbi Gjermaninë po rritet për të ndaluar projektin e gazsjellësit Nord Stream 2.

Është një vetëm një nga sanksionet ekonomike që do të implementohet në rast të një pushtimi të mundshëm të Ukrainës nga Rusia.

Ditët e fundit Berlini e ka bërë të qartë që në rast të një sulmi të gjitha mundësitë do të diskutohen, përfshirë gazsjellësin.

Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz në një linjë me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock ka kërcënuar Rusinë me kosto të mëdha nëse pushton Ukrainën.

Mbështetja ka ardhur gjithashtu edhe nga SHBA, teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken është shprehur: Është për t’u theksuar se nga North Stream 2 ende nuk po prodhohet gaz çka do të thotë se gazsjellësi është mjet presioni për Gjermaninë, SHBA dhe aleatët tanë, jo për Rusinë.

Çfarë është Nord Stream 2?

Nord Stream 2 është një projekt që i mundëson Gjermanisë të veprojë në mënyrë të pavarur në tregun energjetik në Europë.

Edhe pse gazsjellësi mes Rusisë dhe Gjermanisë është zyrtarisht i përfunduar, ai nuk është ende funksional.

Nord Stream 2 shtrihet paralel me projektin Nord Stream 1, që është në funksion nga viti 2011 në mes të detit Baltik. Gazsjellësi shtrihet në 1,230 km dhe lidh Ust-Luga në Rusi me Greifswald në verilindje të Gjermanisë.

Ndërtimi i tij nisi në maj të 2018 dhe përfundoi në shtator 2021, 1 vit e gjysmë më vonë afatit të parashikuar.

Pronari i gazsjellësit është gjiganti rus shtetëror i gazit, Gazprom, që mori përsipër mbi gjysmën e kostos së projektit prej 9,5 miliardë eurosh.

Kostot e tjera u financuan nga një konsorcium kompanish europiane përfshirë OMB (Austri), Wintershall Dea (Gjermani), Engie (Francë), Uniper (Gjermani) dhe Shell (Mbretëria e Bashkuar).

Tubat supozohet të shpërndajnë 55 miliardë metër kub gaz çdo vit, po projekti ka ende nevojë të certifikohet nga autoritetet gjermane përpara se të nisë shpërndarja e gazit.

Kush e mbështet gazsjellësin?

Qartësisht Rusia dhe Gjermani të dyja e mbështesin projektin, por në Berlin, veçanërisht pas formimit të qeverisë së re të krijuar nga koalicioni prej tri partish të ndryshme, ka pasur në vijimësi pikëpamje të ndryshme nëse dhe kur Nord Stream 2 duhet të nisë punën.

Të gjelbrit për shembull, e kanë refuzuar projektin për arsye gjeostrategjike dhe klimaterike. Në përgjithësi Gjermania mbështetet në gazin rus. Gazsjellësi do të ishte një zgjidhje me kosto të ulëta për të mbuluar nevojat energjetike të vendit.

Moska do të përfitonte nga kjo duke shitur gazin që do t’i sillte benefite financiare. Rreth 55 miliardë metër kub gaz do të shpërndahen nga Rusia në Gjermani përmes detit Baltik çdo vit.

Sipas kompanisë operuese, me këtë sasi gazi mund të furnizohen 26 milionë familje.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026