‘Made in Albania’ me përkrahje shtetërore

26 Janar 2022 | 15:08

Qeveria do japë 1 miliardë lekë në vit në formën e garancisë sovrane, për të nxitur fermerët që të investojnë në prodhimin e produkteve “Made in Albania”.

Nga kjo nismë do të përfitojnë 6,000 fermerë.

“Ne e japim këtë garanci në bankat tregtare, në kreditimin e investimeve duke ulur riskun e tyre në nivelin 50% të kolateralit, me shpresën se ju do mund të zbusni dhe nivelin e interesit për fermerët shqiptarë dhe për agro-përpunuesit’, tha Frida Krifca, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

I pranishëm në prezantimin e nismës, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se do të mbështesin bujqësinë me kredi bankare.

“Është e qartë se zhvillimi i qëndrueshëm i vendit kërkon vëmendje më të madhe te bujqësia, në rritjen e popullsisë rurale. Mbështetja e fonde e sistemit bujqësor meriton kredi më të madhe nga banka”, tha Sejko.

Nga garancia sovrane përfitojnë fermerët dhe agro-përpunuesit të cilët do të ndërtojnë një serë.

Ata duhet të aplikojnë në bankë për të marrë kredinë e më pas të zhvillojnë biznesin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026