Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID
Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt.
Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo ditë.
Arsyeja e heqjes së kufizimeve vjen prej shkallës së lartë të vaksinimit në atë shtet, e cila konsiderohet e mjaftueshme kundër variantit më të butë Omicron, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë në vend.
Nëse një komision parlamentar miraton propozimin e qeverisë më vonë të mërkurën, Danimarka do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq kufizimet, pavarësisht nga vala e infeksioneve me Omicron që përfshiu kontinentin.
“Dëshiroj që COVID-19 të mos kategorizohet më si një sëmundje e rrezikshme për shoqërinë që nga 1 shkurti”, shkroi Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke në një letër drejtuar ligjvënësve.
Kjo do të çonte në heqjen e të gjitha kufizimeve, duke përfshirë përdorimin e një pasaporte të vaksinimit, mbajtjen e maskave dhe mbylljet e herët për baret dhe restorantet.
Megjithatë, Danimarka do të mbajë disa masa në kufijtë e vendit për katër javë të tjera, duke përfshirë teste dhe/ose karantinë në varësi të vendit të origjinës së udhëtarëve.
Vendi skandinav hoqi të gjitha kufizimet më 10 shtator. Por në fillim të nëntorit vendosi përdorimin e pasaportës së COVID-19, dhe më vonë vendosi edhe kufizime të reja.
Më 17 janar të këtij viti, Danimarka lehtësoi masat kundër COVID, ku lejoi rihapjen e disa vendeve si kinematë, kopshtet zoologjike, muzetë dhe teatrot.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta