Rusia manovra ushtarake në kufirin me Ukrainën
Më shumë se 20 anije të marinës ruse filluan një stërvitje ushtarake në Detin e Zi.
Ministria e Mbrojtjes ruse theksoi se ky aksion është pjesë e një serie trajnimesh të planifikuara për muajt janar dhe shkurt. Automjetet ushtarake ruse lëvizin në rajonin jugperëndimor të Rostov.
Korrespondentja e Euronews në Kiev shprehet se Ukraina nuk ndihet e kërcënuar nga këto manovra. Nga ana e NATO-s, vijon solidariteti.
“Rumania është e gatshme të presë trupat ushtarake të NATO-s, si pjesë e evolucioneve të sigurisë në rajon”, deklaroi presidenti rumun Klaus Iohannis duke nënvizuar se aleanca po vepron vetëm në mbrojtje.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht mirëpreti ministrin britanik të Mbrojtjes për bisedime dypalëshe. Lambrecht mbrojti vendimin e Gjermanisë për të mos dërguar armë në Ukrainë.
“Qeveria gjermane ka rënë dakord se ne nuk do të dërgojmë asnjë armë, asnjë dërgesë armësh në zonat e krizës, sepse ne nuk duam t’i ushqejmë këto konflikte më tej. Dhe besoj se kjo është mënyra e duhur edhe në këtë rast”, u shpreh ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.
Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës 5000 helmeta ushtarake pas një kërkese nga ambasada e vendit, duke u cilësuar një sinjal mbështetjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta