Moderna teston vaksinën për Omicron
Kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna bëri të ditur se ka filluar provat klinike për dozë përforcuese të vaksinës, e krijuar për të luftuar variantin Omicron.
Provat do të përfshijnë gjithsej 600 të rritur, gjysma e të cilëve kanë marrë dy doza të vaksinës së kompanisë Moderna kundër COVID-19 të paktën gjashtë muaj më parë, dhe gjysma tjetër që ka marrë tre doza të vaksinës.
Doza përforcuese e krijuar posaçërisht për variantin Omicron do të vlerësohet për përdorim si një dozë e tretë dhe e katërt.
Kompania tha se gjashtë muaj pas injektimit me dozën përforcuese, niveli i antitrupave neutralizues kundër Omicron-it u zvogëluan me nivel 600 për qind krahasuar me nivelin e vërejtur 29 ditë pas vaksinimit.

Këto të dhëna janë marrë nga studimi i gjakut të 20 personave që kishin marrë dozën përforcuese prej 50 mikrogramësh, sa gjysma e sasisë së dy dozave të para.
“Ne jemi të inkurajuar nga qëndrueshmëria e antitrupave kundër Omicron-it gjashtë muaj pas marrjes së dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19”, tha Stephane Bancel, shef ekzekutiv i kompanisë Moderna.
“Megjithatë, duke pasur parasysh kërcënimin afatgjatë të demonstruar nga Omicroni përmes shmangies së imunitetit (e krijuar nga dozat e mëparshme të vaksinës), ne po vazhdojmë me fazën e dytë të provave klinike për vaksinën kundër këtij varianti ngjitës të COVID-19”, shtoi Bancel.
Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar të shohin një rënie të rasteve të lidhura me valën e infeksioneve të shkaktuara nga Omicron, varianti më i transmetueshëm i zbuluar deri më tani, por numri i infeksioneve në mbarë botën vazhdon të rritet.
LEXONI GJITHASHTU:
- OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID
- OBSH: Pabarazi e rrezikshme në shpërndarjen e vaksinave
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta