Pasaportat belge me personazhet vizatimorë

28 Janar 2022 | 21:30

Personazhet vizatimorë përfaqësojnë identitetin e belgëve. Qeveria prezantoi këtë javë pasaportat e reja me Tintin dhe Smurfs.

Këto personazhe të filmave të animuar sipas ministres së Jashtme janë krenaria e vendit.

Pasaporta përmban dy vizatime nga seria “Aventurat e Tintin“, raketën me kuadrate të kuqe nga libri “Hëna e destinacionit” dhe rezidencën e ndihmësit të Tintin, kapiten Haddock.

“Aventurat e Tintin“, një seri librash komik të krijuar nga një artist belg, fituan popullaritet në gjithë botën në vitet më parë pasi regjisori hollivudian Stephen Spielberg bëri një film të animuar për djaloshin e guximshëm gazetar dhe qenin e tij të vogël të bardhë Snoëy.

Pasaporta e re përmban gjithashtu personazhe të tjerë te filmave te animuar belgë, duke përfshirë Smurfët, Gaston Lagaffe dhe Lucky Luke.

Në rrugët e Brukselit, pasaporta e re u prit shume mirë. Njerëzit pohuan se dokumenti i ri i përfaqëson më së miri.

Pasaporta do të dalë në treg në 7 shkurt dhe do të shoqërohet me një ekspozitë të përkohshme mbi historinë e pasaportës belge në Muzeun e Artit Komik të Brukselit deri më 6 mars.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026