Lehtësohen masat anti-COVID në Europë
Disa vende në Europë kanë lehtësuar masat anti-COVID. Ndër to Spanja, që e konsideron një virus normal, ndërsa Danimarka fiton lirinë nga 1 shkurti.
Nga e premtja qytetarët në Barcelonë filluan të hyjnë brenda restoranteve, bareve dhe palestrave pa pasur nevojë për një certifikatë COVID.
Edhe në mbledhjet familjare nuk ka më kufizime, lejohen më shumë se 10 persona. Kufizimi i vetëm për momentin është jeta e natës.
Qeveria daneze njoftoi se nga 1 shkurti nuk ka më asnjë masë kufizuese.
Pavarësisht kësaj, disa kompani ende zgjedhin të respektojnë disa masa në vendin e punës, si dezinfektuesit e duarve, vetë-testimin dhe izolimin.
Shqetësimi i kompanive është se një infeksion në rritje në javët e ardhshme mund të ketë pasoja katastrofale. Disa ekspertë pretendojnë se rihapja është shumë e nxituar.
Më shumë se 98 mijë të infektuar raportohet në Rusi. Megjithatë autoritetet ruse, kanë shmangur vendosjen e kufizimeve të rrepta.
Jo të gjitha shtetet po e menaxhojnë njësoj këtë valë të pandemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta