Papa Françesk: Dezinformimi mbi vaksinat, shkelje e të drejtave të njeriut

29 Janar 2022 | 12:27

Papa Françesk ka deklaruar se dezinformimi mbi pandeminë COVID-19 dhe vaksinat janë shkelje të te drejtave të njeriut.

Ai denoncoi “shtrembërimin e realitet për shkak të frikës” mbrëmjen e së premtes gjatë një takimi me gazetarë katolikë që kanë krijuar një rrjet i cili për të verifikuar vërtetësinë e fakteve.

Kjo është hera e dytë në më pak se dy muaj që Papa Françesk del hapur kundër dezinformimeve gjatë pandemisë.

85-vjeçari shpeshherë ka bërë thirrje për gazetari të përgjegjshme, e cila synon të nxjerrë në dritë të vërtetat dhe respekton individët.

“Mirinformimi, të kuptosh situatën bazuar në të dhëna shkencore dhe jo lajme të rreme hyjnë tek të drejtat e njeriut”, tha ai.

“Është thuajse e pamundur të mos shohësh këto ditë, përtej pandemisë, ‘infodeminë’ që po përhapet”.

“Në shoqërinë tonë globale kjo sjell një shpërthim komentesh ngritur në lajme të falsifikuara, për të mos thënë të shpikura”.

Papa gjithashtu theksoi se ata që besojnë në teori konspirative duhen ndihmuar që të kuptojnë faktet e vërteta shkencore.

“Lajmet e rreme duhen refuzuar, por individët duhen respektuar gjithnjë, pasi shpesh herë ata besojnë pa dijeninë apo përgjegjshmëri të plotë”, shtoi ai.

Shumë katolikë, përfshi dhe disa peshkopë dhe kardinalë konservatorë, nuk kanë pranuar të vaksinohen.

Megjithatë, zyra e doktrinës së Vatikanit ka deklaruar se është “moralisht e pranueshme” që katolikët të vaksinohen.

Si Papa Françesk ashtu edhe Papa Benedikt XVI janë plotësisht të vaksinuar me Pfizer-BioNTech.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026