Trump premton falje për protestuesit e 6 janarit
Ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se nëse garon për president në 2024-n dhe nëse del fitues, do falë njerëzit që akuzohen për protestat në Capitol Hill.
Trump, që nuk ka konfirmuar ende nëse do të rikandidojë për kryetar shteti pas humbjes përballë Joe Biden në zgjedhjet e 2020-s, foli gjatë një mitingu në Konro të Teksasit.
“Nëse unë garoj dhe fitoj, ne do t’i trajtojmë protestuesit e 6 janarit në mënyrë të drejtë dhe nëse ata do të kërkojnë falje, ne do t’i falim pasi aktualisht po trajtohen padrejtësisht”, tha ai.
Gjatë mitingut, ai kritikoi edhe NATO-n, duke e cilësuar po aq të keqe sa Kina dhe po ashtu planin e Biden për të dërguar trupa në Evropë për të mbrojtur Ukrainën.
Për Trump, trupat duhet të dërgohen në kufirin me Meksikën, ku sipas tij vetëm vitin e kaluar kaluan ilegalisht drejt Shteteve të Bashkuara 5 milionë persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta