Spotify do të rrisë informimin për COVID-19 në aplikacion
Spotify do të shtojë këshillat sa i takon pandemisë në podcast-et (emision në formë radio) që transmeton.
Vendimi erdhi pasi këngëtari Neil Young protestoi për mungesën e informacionit rreth COVID-19 në aplikacion.
“Ne po punojmë për të shtuar këshillimin në çdo episod podcast që përfshin një diskutim rreth COVID-19,” – deklaroi bashkëthemeluesi dhe CEO i Spotify, Daniel Ek, në një postim në faqen e internetit të Spotify.
Dëgjuesit do të marrin të dhëna dhe informacione të përditësuara siç vijnë nga shkencëtarët, mjekët, akademikët dhe autoritetet e shëndetit publik në mbarë botën. Të gjitha burimet do të jenë të besuara, sipas Ek.
Young kërcënoi se nëse Spotify nuk merrte masa do të hiqte këngët e tij nga aplikacioni muzikor.
Rreth 270 ekspertë mjekësorë i kishin shkruar një letër të hapur Spotify në fillim të muajit duke kritikuar podcast-in për “promovimin e teorive të pabaza ” rreth COVID-19.
Spotify, i cili u lançua në vitin 2008, ka më shumë se 381 milionë përdorues, duke përfshirë 172 milionë abonentë.
Këngëtarja Joni Mitchell tha të premten se do të hiqte të gjithë muzikën e saj nga Spotify në shenjë solidariteti me Young.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta