Fotografja që pret lindjen e diellit, misioni 1-vjeçar i vajzës bullgare
Vajza e e quajtur Rositsa Rikova është nga Varna e Bullgarisë, që gjatë 2021 i vendosi vetes një mision, të fotografonte çdo ditë lindjen e diellit.
Rositsa e kthen frymëzimin e saj në një aventurë të vërtetë, të quajtur “vajza e lindjeve e diellit”. Ajo fotografon qytetarë që ndajnë të njëjtën dashuri, diellin e mëngjesit. Gjithçka filloi rastësisht.
“Kur pashë lindjen e diellit më 1 janar të vitit të kaluar, papritmas desha të shikoja të gjitha lindjet e diellit të vitit 2021. Ky mendim nuk më la të qetë për disa orë derisa më në fund u ngrita dhe bëra një postim në Facebook. Pastaj shumë nga miqtë e mi qeshën sepse e dinë se është e vështirë për mua të zgjohem herët”, tregon ajo.
Të zgjohesh para dinamikës së jetës së përditshme do të thotë të shohësh më shumë gjatë ditës dhe të takosh njerëz që ndajnë një pasion të përbashkët dhe tërheq entuziastë që e ndjekin atë.
“Një miku im Milen, që nga dita e dytë, ishte personi i parë që iu bashkua nismës sime dhe më i rregullti, që vinte çdo ditë”, tregon ajo.
Pasi ka fotografuar të gjitha mëngjeset e hershme gjatë vitit 2021, vajza e lindjeve të diellit thotë se tani dëshiron të tregojë jo vetëm bukurinë e mëngjeseve të hershme, por mendon se projekti i saj i radhës do të lidhet me ndotjen dhe mënyrën sesi njerëzit ndotin plazhet.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta