Raporti mbi festat e paligjshme ‘fshikullon’ Johnson
Raporti mbi festat e kryeministrit Boris Johnson të mbajtura gjatë kufizimeve anti-COVID konstatoi një dështim të lidershipit të tij në zbatimin e rregullave.
Hetimi, i realizuar nga zyrtarja e shërbimit civil Sue Gray, thotë se disa nga grumbullimet e kabinetit të Johnson vështirë se mund të justifikohen.
Raporti citon përdorimin e tepruar të alkoolit dhe thotë se, të paktën disa nga festat në fjalë përbënin një dështim në plotësimin e standardeve që priten nga personat që punojnë në zemër të qeverisë britanike e që qytetarët presin të respektohen.
Përmbajtja e raportit është megjithatë e kufizuar për shkak të një kërkese të Policisë Metropolitane të Londrës, e cila po zhvillon një hetim paralel.
Vetë Johnson kërkoi falje në një fjalim në Parlamentin britanik, i mbajtur pak orë pas publikimit të raportit.
“Së pari dua të them se më vjen keq. Më vjen keq për gjërat që nuk i bëmë si duhet dhe për mënyrën se si kjo çështje është menaxhuar. Është e kotë të thuash se kjo apo ajo ndodhi ishte brenda rregullave, apo se njerëzit që u përfshinë në to punojnë shumë. Kjo pandemi ishte e vështirë për të gjithë. Ne u kërkuam njerëzve në vend të bënin një sërë sakrificash të jashtëzakonshme; të mos takonin të dashurit e tyre, apo të mos vizitonin të afërmit para se ata të vdisnin. Ndaj, unë e kuptoj zemërimin e tyre”, u shpreh Johnson.
Fjalimi i Johnson u kontestua nga ligjvënësit e opozitës, të cilët disa herë kanë kërkuar që ai të japë dorëheqjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta