Si po e përballon Evropa pandeminë?

COVID
1 Shkurt 2022 | 16:48

Shtimi i rasteve me COVID-19 në Evropë ka bërë që shumë shtete të shtrëngojnë masat për pandeminë, ndërsa Danimarka është bërë vendi i parë europian pa masa.

Italia

Nga 1 shkurti Italia forcoi kufizimet për ata që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Italianët do të duhet të tregojnë dëshmi  të vaksinimit ose shërimit për të hyrë në zyrat publike, banka, posta, librari dhe qendra tregtare.

Pensionistët e pa vaksinuar nuk do të jenë më në gjendje të marrin pensionet e tyre personalisht nga një zyrë postare. Vaksinimi për personat mbi 50 vjeç në shtetin fqinj është i detyrueshëm.

Austria

Nga kjo e martë edhe Austria bëhet shteti i parë evropian ku vaksinimi është i detyrueshëm për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Përjashtohen ata që kanë arsye të veçanta mjekësore, gratë shtatzëna dhe ata që kanë pak kohë që e kanë kaluar virusin. Qytetarët që nuk vaksinohen gjobiten nga 600 në 3600 euro.

Danimarka

Nga ana tjetër, Danimarka bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq  të gjitha kufizimet anti-COVID pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve.

Nuk ka më maska, certifikata COVID apo mbyllje të bareve, restoranteve dhe klubeve.

Në fuqi do të mbeten vetëm disa kufizime në kufij, për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga vendet jashtë  zonës Shengen.

Britania

Edhe në Britani maskat dhe dëshmia e COVID nuk janë më të detyrueshme në ambientet e brendshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026