Putin: SHBA po tenton ta tërheqë Rusinë në luftë
Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Perëndimi i ka injoruar kërkesat e Rusisë për arritjen e një marrëveshje për paqen.
Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me liderin e Hungarisë, Viktor Orban në Moskë.
Putin tha se Perëndimi nuk plotësoi dy kërkesat kryesore duke iu referuar vetos për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe kufizimin e trupave dhe armëve në lindje.
Presidenti rus akuzoi se SHBA po tenton ta tërheqë Rusinë në luftë në mënyrë që të vendosë sanksione ndaj saj.
Putin shtoi se për të arritur këtë SHBA po përdor Ukrainën.
Presidenti rus u shpreh i gatshëm për vazhduar dialogun dhe Ukrainën dhe liderët e botës.
Rasti i parë për ta bërë këtë do të jetë gjatë vizitës që Presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë në Moskë.
Sipas tij duhet gjetur një rrugë për të mbrojtur sigurinë e të gjithëve.
Shtetet e Bashkuara të hënën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë debatit në lidhje me konfliktin, mbajtën qëndrimin se do të reagojnë në rast se Rusia pushton Ukrainë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta