Ngrohja globale kërcënon Lojërat Dimërore

1 Shkurt 2022 | 19:36

Lojërat Dimërore të Pekinit janë të parat që do zhvillohen me dëborë 100% artificiale.

Studiuesit thonë se tendencat e ngrohjes globale do ta bëjnë të pamundur mbajtjen e eventit në shumicën e shteteve ku zhvillohet tradicionalisht.

Në kohë tashmë të vështira për të gjetur qytete të gatshme dhe të afta për të pritur evente madhore, është akoma edhe më e vështirë të gjesh qytete aq të ftohta për të pritur Lojërat Olimpike Dimërore.

Nuk ka nevojë as të ketë shumë borë, thjesht duhet të jetë mjaft ftohtë për të prodhuar borë, siç do të ndodhë në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin.

Foto ilustruese, Lojërat Dimërore, Twitter.

“Më trishton fakti që na nevojitet kaq shumë dëborë e prodhuar nga njeriu për sportet dimërore. Edhe pse pistat janë bërë zakonisht nga bora e krijuar nga njeriu, ne kemi nevojë për ato temperatura vërtet të ftohta që ata të jenë në gjendje të ruajnë trashësinë e borës. Këto temperatura vijnë gjithmonë e më vonë gjatë vitit”, thotë Taylor Gold, nga U.S. Snowboard Team.

Tetë vitet e fundit renditen si tetë vitet më të nxehta të regjistruara për planetin, sipas dy agjencive shkencore të SHBA-së, NASA-s dhe Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës.

Emetimet e karbonit janë bllokuar në atmosferë dhe po bëjnë që planeti të ngrohet.

“Shumë prej këtyre qyteteve po ngrohen shumë. Dhe kjo ka ndikuar dukshëm edhe te Lojërat Olimpike dimërore, sikurse edhe në ekonomitë lokale, klimën dhe motin e këtyre vendeve”, tha Tessa Garte nga Universiteti i Kolorados.

Sipas tendencës aktuale të ngrohjes globale, ekspertët thonë se deri në vitin 2050, vetëm 10 nga 19 shtetet ku mbahen Lojërat Olimpike Dimërore do të kenë klimë të përshtatshme për të zhvilluar këto evente.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026