12 emigrantë vdesin në kufirin Turqi-Greqi

2 Shkurt 2022 | 14:16

Të paktën 12 emigrantë kanë humbur jetën në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Ministri i Brendshëm turk shkroi në Twitter se trupat e gjetur ishin në mesin e 22 emigrantëve që u kthyen në Turqi nga rojet kufitare greke.

Ministri akuzoi njësitë kufitare greke për sjellje “mizore” dhe Bashkimin Evropian për sjellje të butë ndaj Athinës.

Turqia shpesh akuzon Greqinë fqinje se po i kthen ilegalisht emigrantët që duan të hyjnë në Evropë.

Greqia e mohon akuzën.

Turqia është një pikë kalimi kryesore për emigrantët nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika që kërkojnë një jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Shumica përpiqen të kalojnë në Greqi ose duke kaluar kufirin tokësor verilindor ose duke u ngjeshur në anije kontrabandë të drejtuara për në ishujt lindorë të Detit Egje.

LEXONI GJITASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026