Kthehet në Francë statuja romake e vjedhur 5 dekada më parë

2 Shkurt 2022 | 15:03

Një statujë e rrallë romake i është kthyer muzeut nga i cili u vodh gati 5 dekada më parë.

Detektivi holandez Artur Brend ka kthyer veprën që konsiderohej si një nga thesaret më të rëndësishme të Francës.

Një telefonatë e një klienti austriak, mbi origjinën e një statuje të perendisë Bakus, të cilën ai sapo e kishte blerë ligjërisht, zgjoi interesin e hetuesit privat

“Nuk ishte e regjistruar askund, prandaj që mu desh të gjeja një katalog të vjetër të vitit 1927 ku përfshihej që foto në të, dhe shkruhej se kjo vepër ishte gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike  në Francë në vitin 1984 dhe i ishte ofruar muzeut. Natyrisht më lindi pyetje se si mund të ishte në treg nëse duhet të ishte në muze. Prandaj kuptuam që kjo vepër ishte e vjedhur,” –u shpreh Brand.

Drejtoresha e muzeut në fjalë, në lindje të Francës, ka pritur me shumë gëzim rikthimin e veprës, e cila konsiderohej ndër më të bukurat në mbarë Francën.

Dy koleksionues britanikë arti, Bret dhe Aron Hemond, sponsorizuan gjysmën e shumës së nevojshme për kthimin e statujës, dhe bashkia e qytetit të Shatrilion sur Sen pagoi për pjesën tjetër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026