Holanda do çmontojë urën historike për super jahtin e Jeff Bezos

3 Shkurt 2022 | 17:57

Roterdami ka konfirmuar se do të çmontojë një urë historike për të lejuar kalimin e super jahtit të ndërtuar për themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Mjeti luksoz është në ndërtim e sipër nga firma holandeze ‘Oceanco’.

Jahti është 127 metra i lartë që e bën të pamundur kalimin poshtë urës Koningshaven.

Një zëdhënës i kreut të bashkisë ka konfirmuar planin e çmontimit për gazetarët.

Lajmi ka shkaktuar debat pasi ura prej çeliku ka një histori të gjatë dhe është monument kulture.

Ura e ndërtuar në vitin 1877 është rinovuar rreth 4 vite më parë dhe qëndroi e çmontuar në 2014-2017.

Ura gjate ndertimit (1875)

Zyra e kreut të bashkisë së Roterdamit thotë se plani është ndërmarrë nisur nga vendet e punës që ka krijuar ndërtimi i jahtit.

Lideri i projektit, Marcel Walravens thotë se nuk do të ishte praktike që përfundimi i ndërtimit të jahtit të bëhej diku tjetër.

Sipas tij projekti është shumë i rëndësishëm për perspektivën ekonomike dhe do t’i japë Roterdamit reputacionin e ‘kryeqytetit të marinës në Evropë’.

Autoritet janë zotuar se ura do të rindërtohet në formën aktuale dhe çmontimi pritet të bëhet gjatë verës.

Klienti për të cilin po ndërtohet jahti mbetet sekret, por në një biografi të “Bloomberg” për Bezon konfirmoi dyshimet se ai është porositësi.

Jahti i njohur si Y721, do të jetë më i madhi në botë që është ndërtuar ndonjëherë.

Mjeti lundrues do të jetë luksoz pasi parashikon pistë dhe për uljen e një helikopteri.

Sipas përllogaritjeve të revistës “Forbes”, themeluesi i Amazon ka një pasuri prej më shumë se 175 miliardë dollarë.

Jeff Bezos aktualisht renditet në vend të tretë si personi më i pasur në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026