Dorëhiqen 4 këshilltarë të Boris Johnson
4 këshilltarë të Boris Johnson dhanë dorëheqjen të enjten për shkak të skandalit të festave.
Në një njoftim për shtyp, qeveria britanike bëri të ditur se Johnson kishte pranuar dorëheqjet, përfshirë atë të kryesekretarit të tij, që kishte ftuar rreth 100 vetë për të marrë pjesë në festa.
Johnson i falënderoi ata për punën e bërë, sidomos për rikuperimin ekonomik gjatë pandemisë, thuhet në njoftimin për shtyp.
Kryeministri britanik Boris Johnson po përballet me dy hetime mbi pretendimet se ai dhe zyra e tij shkelën në mënyrë të përsëritur kufizimet e qeverisë për COVID, duke organizuar festa në ambiente të brendshme dhe të jashtme.
Disa nga pretendimet janë mbështetur me foto, video dhe shkëmbime me e-mail. Të tjerat mbështeten në burime qeveritare.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta