Presidentja e KE-së paralajmëron sanksione për Rusinë nëse sulmon Ukrainën
Rusia do të përballet me pasoja të rënda dhe kosto masive nëse sulmon ushtarakisht Ukrainën, ka paralajmëruar presidentja e KE-së Ursula von der Leyen në një intervistë për Euronews.
Ursula von der Leyen nënvizoi se BE-ja ka përgatitur gjithashtu një paketë të fuqishme dhe shumë gjithëpërfshirëse sanksionesh për Moskën nëse ndodh skenari më i keq. “Deri më tani paketa ka të bëjë me sektorin ekonomik dhe financiar,” tha von der Leyen.
SHBA thotë se Rusia ka grumbulluar më shumë se 100.000 trupa pranë kufirit të Ukrainës dhe ka paralajmëruar se mund të pushtojë. Por, Moska ka deklaruar se nuk dëshiron luftë.
Putin ka nënvizuar se zgjerimi i NATO-s pranë kufijve të saj përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe kërkon një premtim se Ukraina, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, nuk do t’i bashkohet kurrë aleancës ushtarake transatlantike.
Komentet e Von der Leyen vijnë pas një takimi të nivelit të lartë këtë javë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta