Fëmija 5 vjeç që ra në pusin 32 metra, nxirret pa jetë

5 Shkurt 2022 | 22:36

Fëmija 5 vjeç nga Maroku, që ra në pus katër ditë më parë, ka vdekur.

Lajmi i trishtë u konfirmua në një deklaratë për mediat nga autoritetet e vendit mbretëror pak pasi trupi i tij u nxorr nga thellësia, raporton BBC.

Përpjekjet për nxjerrjen e tij mbërthyen të gjithë vendin, ku qindra persona u mblodhën në vendin e ngjarjes.

Djali i quajtur Rayan ra në një gropë 32 metra thellësi ndërsa përpjekjet për shpëtimin e tij ishin të ngadalta për shkak të frikës nga rrëshqitja e dheut.

Ekipi i shpëtimit e gjeti Rayan Awram të vdekur pas katër ditësh përpjekje për ta nxjerr.

Fëmija ra në pus ndërsa po luante pranë shtëpisë së tij.

Pas nxjerrjes së trupit, doktorët konfirmuan se ai kishte vdekur para se ekipi shpëtues të arrinte tek ai.

Gjerësia e pusit prej vetëm 45 centimetra nuk lejonte që shpëtuesit të arrinin tek Rayan përmes gropës.

Ekipi gërmoi dheun krah pusit në mënyrë që të hapte një vrimë horizontale për të arritur trupin e vogëlushit.

Ata instaluan dhe tuba në mënyrë që të pengonin rrëshqitjen e dheut.

Ekspertët përdorën një litar për të dërguar oksigjen dhe ujë në fund të pusit ndërsa një kamera e monitoronte djalin.

Pamjet e publikuara të premten tregonin, vogëlushin të shtrirë në fund të gropës së thellë.

Ngjarja tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, pasi hashtagu #SaveRayan u përdor masivisht në rrjetet sociale.

Operacioni kompleks, ngjalli simpati edhe tek vendi fqinj, Algjeria, që është rivale me Marokun.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026