Zvicra kërkon përmirësim të marrëdhënieve me BE-në
Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
“Besoj se Zvicra duhet të afrohet më pranë bllokut evropian”, tha Cassis të dielën për gazetën SonntagsZeitung.
Për këtë, ai kërkoi një paketë të re marrëveshjesh dypalëshe.
Cassis, i cili po mban edhe postin e ministrit të Jashtëm, tha se Qeveria zvicerane po punon për bisedime të reja me BE-në.
“Në Këshillin Federal ne aktualisht jemi në proces të projektimit të kornizës për një paketë të mundshme, apo për një agjendë bisedimesh”, tha ai.
Cassis tha se raport Zvicër – BE mund të thellohen përmes marrëveshjeve për energjinë dhe elektricitetin, si dhe në fushën e shëndetësisë, kërkimeve, medias dhe kulturës.
“Marrëdhëniet e paqëndrueshme nuk janë një zgjidhje afatgjatë, as për ne, as për BE-në”, theksoi Cassis.
Rreth 1.4 milionë qytetarë të BE-së jetojnë në Zvicër, e cila është partneri i katërt më i madh tregtar i BE-së.
Vite bisedimesh që kishin për qëllim ta afronin Zvicrën më pranë tregut të përbashkët të BE-së dështuan majin e vitit të kaluar, kur Qeveria zvicerane hoqi dorë nga një draft-traktat i vitit 2018, që kishte për qëllim të forconte lidhjet tregtare.
Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit