Mijëra qytetarë kundërshtojnë masat anti-COVID, protesta në disa vende

7 Shkurt 2022 | 08:54

Vijojnë protestat anti-COVID në disa vende të botës, ku kërkohet lehtësim i masave.

Spanjë

Me qindra qytetarë u mblodhën të dielën në Madrid duke kundërshtuar mënyrën sesi qeveria po menaxhon pandeminë. Ata kërkojnë liri nga kufizimet dhe detyrimi për t’u injektuar.

Protestuesit qëndruan para parlamentit ku mbajtën fjalime dhe kënduan. Spanja pritet që të enjten të heq detyrimin për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme.

Ky shtet me 47 milionë banorë, ka regjistruar rreth 9 milionë të infektuar me COVID edhe pse besohet se numri i të prekurve është më i lartë.

Holandë

Në Holandë u protestua edhe gjatë kësaj fundjave. Më shumë se 15 mijë njerëz priteshin të merrnin pjesë në lëvizjen e quajtur ‘ Së Bashku për Holandën” edhe në javët në vijim ata pritet të organizojnë marshime në qytete të tjera holandeze duke kundërshtuar masat kufizuese.

Kanada

Prej disa ditësh protestohet edhe në qytetet kanadeze, qytetarët kërkojnë që të hiqet detyrimi për t’u vaksinuar. Në kryeqytet, demonstruesit protestuan jashtë parlamentit, valëvisnin flamuj kanadezë dhe bërtisnin slogane kundër qeverisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026