Meta mund të mbyllë Facebook e Instagram në Evropë

7 Shkurt 2022 | 17:40

Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në vendet e Evropës, thotë kompania mëmë Meta.

Një paralajmërim i tillë vjen për shkak të rregullave evropiane që ndalojnë Meta që të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e përdoruesve evropiane në servera që ndodhen në SHBA.

një raport vjetor, kompania që drejton Facebook thotë se nëse nuk do të ketë ligj të ri, nuk do të përdorë më modelin aktual dhe për pasojë do të largohet nga kontinenti.

Sipas Meta, përpunimi i të dhënave të përdoruesve mes vendeve është kyçe për bizneset dhe reklamat.

“Nëse nuk do të na lejohet që të transferojmë të dhëna mes vendeve dhe rajoneve, ku ne veprojmë, do të ndikojë në shërbimet që ne ofrojmë”, thuhet në deklaratë.

Meta mendon se mund të arrijë një marrëveshje të re këtë vit, ndërsa në rast të kundërt nuk do të jetë në gjendje të ofrojë një numër shërbimesh, përfshirë Facebook dhe Instagram në Evropë.

Në korrik 2020, Gjykata Evropiane e Drejtësisë anuloi traktatin me SHBA për shkak të shkeljeve në mbrojtjen e të dhënave.

Si rezultat, kompanitë amerikane u ndalohet që të dërgojnë të dhëna të përdoruesve evropianë në SHBA.

BE dhe SHBA thonë se po punojnë për një marrëveshje të re ose përmirësimin e traktatit aktual.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026