Milioneri çek nën hetim për gara në autostradën gjermane

8 Shkurt 2022 | 20:09

Milioneri çek Radim Passer akuzohet se ka bërë gara me 417 km në orë në një autostradë në Gjermani.

Prokurorët po hetojnë shoferin e makinës Bugatti Chiron, i cili kishte postuar dhe një video në Youtube në fillim të këtij viti.

58-vjeçari mund të dënohet me dy vjet burg ose të marrë një gjobë të lartë nëse shpallet fajtor.

Ministri gjerman i Transportit Volker Wissing ka kritikuar shoferin. Ai sqaroi se pavarësisht se Gjermania nuk ka kufi shpejtësie, automjetet duhet të jenë gjithmonë “nën kontroll”.

Passer ka një kompani ndërtimi në Pragë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026