Putini siguron Macronin se nuk do ta përkeqësojë konfliktin me Ukrainën
Presidenti rus Putin e siguroi presidentin francez Macron se nuk do t’i shtojë forcat ruse në kufi me Ukrainën. Kështu deklaroi Macroni për gazetarët.
“Kam siguruar një garanci se nuk do të ketë përkeqësim, apo përshkallëzim të situatës,” tha ai.
Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht grumbullimit të më shumë se 100,000 trupave ushtarake në kufi me të.
Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka mbledhur 70% të forcave ushtarake që nevojiten për një pushtim të plotë.
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës nisën në vitin 2014 me aneksimin që Rusia i bëri Gadishullit të Krimesë.
Por kohët e fundit këto tensione janë shtruar, me Perëndim që paralajmëron për një sulm të mundshëm rus.
Macroni ka zhvilluar disa takime me qëllim zbutjen e tensioneve Rusi – Ukrainë.
Të hënën ai takoi Putinin, të martën presidentin ukrainas Zelenskij.
Pas këtyre takimeve, Macroni thotë se ekzistojnë shanset që kriza ukrainase të zgjidhet përmes dialogut.
Në kuadër të zbutjes së konfliktit Macroni takoi edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, së bashku me presidentin polak Andrzej Duda në Berlin, të martën.
Qëllimi i përbashkët i këtij takimi ishte “parandalimi i një lufte në Evropë”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta