Evropa lehtëson masat kundër pandemisë

9 Shkurt 2022 | 12:47

Në disa shtete evropiane kanë nisur të lehtësohen masat kufizuese kundër COVID, duke iu rikthyer me ngadalë normalitetit të para pandemisë.

Në Suedi, për të qenë pjesë e eventeve publike nuk është e detyrueshme të kesh një certifikatë COVID, nga e mërkura.

Edhe në transport publik nuk është e nevojshme të mbahet një maskë.

Baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 23:00.

“Panemdia nuk ka përfunduar, por po hyjmë në një fazë të re pasi studimet kanë treguar se Omicron është më pak i ashpër” u shpreh kryeministrja Andersson.

Më shumë se 83% e popullsisë mbi 12 vjeç në Suedi janë të vaksinuar me 2 doza të vaksinës kundër COVID, dhe 50% kanë marrë edhe dozën e tretë.

Në fund të marsit në Suedi pritet të marrin fund edhe kufizimet e udhëtimit.

Edhe në ambientet publike në Spanjë, Itali dhe Francë nuk është më e detyrueshme të mbahet maskë. Ato do të përdoren vetëm në ambientet e mbipopulluara dhe në ambientet publike të mbyllura.

Nga 1 marsi Italia synon të rrisë numrin e pjesëmarrjes në stadiume. Në 31 mars në atë shtet përfundon gjendja e emergjencës për shkak të COVID.

Ndërsa Danimarka u bë shteti i parë evropian që hoqi të gjitha kufizimet kundër pandemisë, ku autoritetet bënë me dije se shoqëria duhet të mësohet të jetojë me virusin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026