Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake 10-ditore duke shtuar tensionet në kufirin me Ukrainën.
Rusia ka zhvendosur në Bjellorusi deri në 30,000 trupa, dy batalione të sistemeve raketore tokë-ajër S-400 dhe avionë të shumtë luftarakë.
Kjo stërvitje i shtrin trupat ukrainase përballë një fronti të dytë dhe e ka shtyrë Kievin të zhvillojë stërvitjet e veta ushtarake.
Manovrat vijnë ndërsa liderët perëndimorë vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet.
Kancelari gjerman Olaf Scholz është përfshirë në stuhinë aktuale të aktivitetit diplomatik.
Duke folur së bashku me kryeministrin e Danimarkës, ai pretendon se ka shenja “progresi” në ndihmën për të ndaluar Rusinë nga pushtimi i Ukrainës.

“Sigurisht, mbeten pika serioze dallimesh në mënyrën se si i shohim gjërat gjatë këtyre diskutimeve. Por ka diskutime. OSBE-ja po ashtu është rikthyer në një platformë shkëmbimi për sigurinë në Evropë, të cilën e kemi theksuar gjithmonë dhe ky është progres”, ka thënë Scholz.
Javën e ardhshme kancelari Scholz do të udhëtojë për në Kiev dhe më pas në Moskë ku do të ketë takimin e tij të parë kokë më kokë me presidentin Putin.
Britania dërgon në Moskë sekretaren e saj të Jashtme Liz Truss për të dhënë një mesazh se Rusia duhet të zgjedhë një rrugë paqësore ose të përballet me sanksionet perëndimore.
Ndërkohë Rusia njoftoi se po organizonte stërvitje të ndryshme në tokë dhe në det.
Ajo vazhdon të mohojë se synon të pushtojë Ukrainën, por këmbëngul se shqetësimet e saj të sigurisë në lidhje me zgjerimin e NATO-s duhet të merren parasysh nga Perëndimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta