Ukraina mes përpjekjeve diplomatike dhe gatishmërisë për luftë

Ukrainë, CREDITS: BBC
10 Shkurt 2022 | 10:27

Llogoret e Ukrainës që është në konflikt me Rusinë ndodhen një botë larg tapeteve të kuq, të shtruar për liderët perëndimorë që synojnë një zgjidhje diplomatike të krizës.

“Kjo llogore është shumë e ekspozuar, duhet të jetë më thellë”, thotë Vlad, një ushtar.

Dhe ndërsa krerët e shteteve diskutojnë mundësinë e luftës, ushtarët e batalionit të vendosur pranë qytetit Popasna, në lindje të vendit, treguan për Euronews realitetin që po përjetojnë.

“Erdha këtu sepse lufta ka nisur dhe duhet të mbroj vendin”, tha ushtari.

Vlad është vetëm 22 vjeç dhe ky është rotacioni i dytë i tij në rajonin e Donbasit. Para 2014-s, kur separatistët aneksuan territorin, Vlad ëndërronte të studionte mjekësi dhe të bëhej kardiolog. Marrja e armëve ishte opsioni i tij i fundit.

“Nëse nuk e fitojmë këtë luftë, Ukraina do shkatërrohet. Federata Ruse, madje jo shteti rus, por Putin, dëshiron të krijojë sërish Bashkimin Sovjetik dhe kjo është e tmerrshme”.

Pas 8 vitesh dhe 14 mijë viktimash, luftimet janë pezull, por përleshjet sporadike dhe bombardimet vijojnë.

Ndihmat ushtarake të Perëndimit për Ukrainën, nuk kanë mbërritur ende në Popasna.

Sipas shërbimeve ukrainase të inteligjencës, 35 mijë rebelë ndodhen në anën tjetër të kufirit, të mbështetur nga 2 mijë trupa ruse në terren.

Moska i hedh poshtë të dhënat, ashtu sikurse zërat se po planifikon një pushtim të Ukrainës kur ka mbledhur mbi 120 mijë trupa në kufi.

Vlad shpreson se diplomacia do të fitojë, por shton se po bëhet gati edhe për një tjetër seknar, atë të luftës.

“Shpresoj që sanksionet ta ndalin luftën, por Rusia nuk i njeh fjalët. Ajo njeh vetëm forcën dhe luftën. Por besoj se nëse qëndrojmë të bashkuar, në mund ta luftojmë atë”, tha Vlad.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026