Britania paralajmëron sanksione nëse Rusia pushton Ukrainën
Britania e ka paralajmëruar sërish presidentin rus Putin për sanksione të perëndimit në rast se pushton Ukrainën.
Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, tha se askush nuk do të fitonte nga “pushtimi agresiv i një shteti sovran”.
Ai tha po ashtu se bisedimet në kërkim të zgjidhjes së krizës në Ukrainë janë “të ngadalta”.
“Pavarësisht bisedimeve, gjërat po rrjedhin në mënyrën e gabuar”, i tha Wallace BBC-së.
Boris Johnson tha se Britania mund të mbështesë kryengritjen ushtarake në Ukrainë, nëse Rusia e pushton atë.
Ai bëri me dije se Britania i ka dhënë Ukrainës 2000 armë antitank deri tani.
Tensionet Rusi – Ukrainë, të krijuara në vitin 2014 me aneksimin që Rusia i bëri Krimesë -, duket se po shtohen kohët e fundit.
Rusia dhe Bjellorusia kanë filluar stërvitje të përbashkëta ushtarake, në një kohë që Perëndimi i frikësohet pushtimit rus të Ukrainës.
Bjellorusia është një aleate e ngushtë e Rusisë, ndërsa ka një kufi prej 1,084 km me Ukrainën.
Stërvitjet midis dy vendeve aleate e përshkallëzojnë konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, sipas Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa vetë Ukraina thotë stërvitjet po bëhen për “presion psikologjik”.
Ky besohet të jetë dislokimi më i madh i Rusisë dhe Bjellorusisë, që nga Lufta e Ftohtë.
Rusia mohon se planifikon të pushtojë Ukrainën, pavarësisht mbledhjes së mbi 100 mijë trupave ushtarakë në kufi me të.
Perëndimi, nga ana tjetër, ka paralajmëruadisr për ndonjë sulm të mundshëm rus që mund të ndodhë nga çasti, në çast.
Vetë Ukraina i ka cilësuar të ekzagjeruara pretendimet e Perëndimit, megjithatë, ky shtet po përgatitet për luftë.
Perëndimi ka paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë, nëse kjo e fundit pushton vendin fqinj.
Liderët perëndimorë, ku Macron është ndër më të angazhuarit, po përpiqen për një zgjidhje diplomatike të konfliktit, duke kryer takime në kuadër të zbutjes së tensioneve.
Kërkesat e Rusisë ndaj Perëndimit janë që Ukraina të mos bëhet kurrë pjesë e NATO-s dhe NATO të mos zgjerohet në Lindje.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta