Vdes diplomati i njohur Eduard Kukan

10 Shkurt 2022 | 13:23

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare politikani i njohur sllovak Eduard Kukan pas problemeve me zemrën. Në nderim të tij, Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një minutë heshtje.

Kukan nga viti 1998-2006 ka qenë ministër i Jashtëm i Sllovakisë. Në vitin 1999, Kukan u emërua i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, një rol që e mbajti së bashku me Carl Bildt.

Në 2009 u bë pjesë e Parlamentit Evropian dhe ka shërbyer në Komitetin e Punëve të Jashtme.

Ai shërbeu gjithashtu edhe si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Ballkanin, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së Kofi Annan.

Eduard Kukan ishte një nga mbështetësit e Shqipërisë në Parlamentin Evropian dhe shpesh ishte pjesë e delegacioneve ndërkombëtare që ndërmjetësonin krizat  në politikën shqiptare.

Vitet e fundit, ai shërbeu si një nga bashkë-lehtësuesit në Dialogun Ndërpartiak për kushtet elektorale në Serbi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026