Kriza Rusi-Ukrainë në momentin më të rrezikshëm, thotë Johnson

10 Shkurt 2022 | 14:38

Kryeministri britanik Johnson paralajmëroi se kriza Rusi-Ukrainë është në “momentin e saj më të rrezikshëm” dhe se lufta do të ishte një “katastrofë absolute”.

Këtë deklaratë e bëri pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, në Bruksel.

Johnson tha se “kjo është kriza më e madhe e sigurisë me të cilën është përballur Evropa ne dekadat e fundit”.

Ai deklaroi sot se Britania mund të mbështesë kryengritjen ushtarake në Ukrainë, nëse Rusia e pushton atë.

Analistët ushtarakë vlerësojnë se Moska ka grumbulluar më shumë se 135,000 trupa në kufijtë e Ukrainës, dhe besojnë se tani janë pothuajse të gjitha kushtet e nevojshme për Putin që të sulmojë Ukrainën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se një zgjidhje politike është ende e mundur, por paralajmëroi se Rusia do të “paguante një çmim të lartë” nëse zgjedh përballjen ushtarake.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus, gjatë një konference për mediat të mbajtur sot me ministrin e Jashtëm britanik, nënvizoi se trupat ruse do të kthehen ne bazat e tyre, sapo të përfundojë stërvitja në Bjellorusi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026