Inflacioni në Greqi në nivele rekord prej rritjes së çmimeve
Inflacioni në Greqi ka arritur nivele rekord. Dëmet nga stuhitë e borës kanë ndikuar gjithashtu që çmimet të rriten nga 20-50% për produkte të caktuara.
Qytetarët grekë ankohen se ndërsa gjithçka shtrenjtohet, rrogat ngelin të njëjtat për mos të thënë ulen.
Që nga shtatori, qeveria ka shpenzuar më shumë se 2 miliardë euro për të subvencionuar faturat e energjisë elektrike dhe gazit për familjet, bizneset dhe fermerët. Lehtësimi financiar vijon edhe në shkurt.
Qeveria ka njoftuar një rritje prej 2% në pagën minimale dhe do të ulë normat e tatimit mbi pronën me 13% . Federata greke e konsumatorëve pretendon se lehtësimet nuk janë të mjaftueshme aq më pak për familjet me të ardhura të ulëta.
Që nga java e kaluar fermerët në Greqinë qendrore kanë parkuar qindra traktorë në autostradën kombëtare, për të kërkuar më shumë ndihmë nga shteti.
Duke kërcënuar se do të bllokojnë rrugët, ata duan që subvencionet e qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë të rriten nga 50 në 80% dhe të vazhdojnë për pjesën tjetër të vitit. Fermerët kërkojnë dhe ulje të karburantit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta